SHËRBIMET TONA

Ne jemi të përkushtuar se klienti të futet në banesën e tij dhe ajo të jetë sikur i është thënë dhe sikur ai e ka menduar.

Menaxhim të ndërtimit

“Menaxhimi i Ndërtimit” mundëson harmonizimin e burimeve financiare, materiale dhe humane duke parandaluar maksimalisht ndodhitë e padëshiruara që shkaktojnë rritje të kostove dhe vones, janë kërkesat teknike sa i përket konstruksionit, rregullave dhe ligjeve e kodeve të ndërtimit, sa i përket mënyrës se si ndërtohet objekti. 

Standardet si objektiv kryesor kanë për të siguruar një gjuhë të përbashkët në mënyrë që blerësit, furnizuesit, zhvilluesit, menaxherët e teknikët të përfshirë në zhvillimin e softuerit të arrijnë të kuptohen.

Ne jemi të përkushtuar se klienti të futet në banesën e tij dhe ajo të jetë sikur i është thënë dhe sikur ai e ka menduar. Gjithçka lëviz përpara nga ne, vetëm që klienti të jetë i kënaqur.

Dizajnim të projektit

Studio jonë bashkon praktikat më të mira të arkitekturës moderne me njohuri lokale për të ofruar klientëve të saj konceptet të reja, projektim të përpiktë të detajuar, studim dhe analizë të plotë, menaxhim efikas të projektimit, dhe një qasje të qëndrueshme. 

Dizajni është një fushë në evolucion të vazhdueshëm, i cili pranon ndryshimet që shtojnë vlerë për projekte arkitektonike për të plotësuar nevojat e përdoruesve, “Bashkimi Projekt” vendos filozofinë e tij të projektimit në praktikë, adresimin e nevojave në hapësirë, duke përdorur realitetet e tregut, burimet njerëzore, strukturën urbane, mjedisin dhe efektivitetin e kostos.

Gjatë dizajnimit të projekteve të ndryshme, sektorët bashkëpunojnë mes veti dhe i harmonizojnë punët e tyre deri në dokumentin final të projektit.
Eksperienca dhe sukseset e kompanisë sonë në fushën e dizajnimit të projekteve tashmë janë dëshmuar!

Shërbime për ndërtim

Me kalimin e viteve “Bashkimi Projekt” ndërtoi objekte të ndryshme civile dhe publike duke zgjeruar vit pas viti eksperiencat në fushën e ndërtimit. Misioni i kompanisë nuk ka ndryshuar që nga themelimi i saj. Për kompaninë është e rëndësishme kombinimi i integritetit dhe profesionalizmit, në mënyrë që të gjenerojë një cilësi të lartë të jetë jo vetëm për konsumatorët, por edhe punonjësit dhe partnerët. Kjo përvojë ka treguar se ato që dikur kompania I përdorte si projekte të ardhshme, sot këto janë në realizim. 

“Bashkimi Projekt” ofron shërbime të ndryshme në sektorin e ndërtimit, me mbështetje të plotë të cdo projekti.

Me kontributin për të mbajtur lart frymën e kompanisë duke ofruar ndërtime cilësore në afatet e duhura, kompania sot është në mesin e kompanive më të mira të ndërtimit në vend.