“Bashkimi Projekt” është kompani për projektim, ndërtim dhe mbikëqyrje, që ka seli në Prishtinë, qysh nga viti 2009, që është edhe viti i themelimit të kompanisë.
Tiparet kyçe që e dallojnë punën tonë janë profesionalizmi, përkushtimi dhe korrektësia e dëshmuar ndër vite dhe falë këtyre tipareve ne jemi pozicionuar në treg si alternativa e parë e klientëve që dëshirojnë ambiente të këndshme me planifikim, dizajn dhe ndërtimin e klasit të parë.
Puna e suksesshme ka bërë që ne si kompani të kemi një angazhim të gjerë në projektet që nuk janë vetëm objekte të banimit individual dhe shumë-banesorë, por edhe të institucioneve edukative, kulturore, objekteve sportive dhe shumë objekte të sferave tjera.
Secili objekt do trajtimin e tij të veçantë dhe kjo ka bërë që stafi ynë profesional të jetë i adaptueshëm në secilin projekt që kemi realizuar, duke u krenuar me secilin metër kub beton të vendosur dhe me secilin bllok të murosur.
Ne jemi të përkushtuar se klienti të futet në banesën e tij dhe ajo të jetë sikur i është thënë dhe sikur ai e ka menduar. Gjithçka lëviz përpara nga ne, vetëm që klienti të jetë i kënaqur.
Nëse diçka na ka mbajtur në ritëm dhe në formë është cilësia e punës që kemi bërë, për çka jemi krenarë në çdo pore.