Aty ku rehatia, komoditeti dhe siguria janë bashkuar në një vend. Projekt që do mahnitë nga madhështia, ndryshe nga të tjerat.

Rezidenca “Embassy” me lokacion në kryeqytet, me qasje të lehtë dhe shumë afër rrugës magjistrale.. Kompleksi është i pajisur me leje të rregullt urbanistike dhe ndërtimore nga komuna e Prishtinës.

Panorama dhe ambientet e gjelbërta mund të shfrytëzohen nga ballkonet dhe dritaret të cilat kanë ndriçim maksimal. Katet përdhesë kanë në dispozicion ambientet e mini-bahçeve, të përshtatshme për fëmijët dhe të moshuarit, e sidomos për të pasionuarit pas luleve.

Për të shfrytëzuar kohën në mënyrë sa më efikase, kemi paraparë hapësira për vrapim që shtrihen në pjesë të shoqëruara me gjelbërim dhe larg automjeteve.
Secili object ka garazhet nëntokësore ku parashihet një për secilën familje (por jo domosdoshmërisht), ndërsa parkingjet e jashtmë janë kryesisht në shërbim për jo-rezidentët.
Largësia mes objekteve garanton standard duke ofruar zgjidhje konkrete dhe përfitim të plotë në depërtimin e dritës dhe ngrohtësisë së diellit. Shatërvanet nuk shërbejnë thjesht si aksesorë dekorativë, por edhe për relaksim në ditët e nxehta gjatë verës, ku freskia nuk mund të anashkalohet, ngrohtësisë së diellit.

Menduam dhe punuam gjatë për akomodimin, funksionalitetin dhe intimitetin familjar në këtë kompleks kompleks.