Objekti është i pajisur me leje urbanistike dhe ndërtimore nga komuna e Prishtinës, “Breznica Residence” gjendet në lagjen e Muhaxherëve dhe si e tillë ka qasje shumë të mirë si për automjete gjithashtu edhe për këmbësor, në orientim të duhur për banim dhe ka diell të mjaftushëm.

Objekti ofron mundësi të mira për zhvillimin e jetës familjare me hapësira gjelbëruese, shtigje dhe hapësira për lojë. Gjithashtu ka parking të mjaftushëm për banesa dhe lokale të vendosura në dy bodrumet e objektit. I ndërtuar nga materialet më kualitative të ofruara në treg, për nga ana e stabilitetit është projektuar dhe ndërtuar sipas normave dhe standarteve europiane dhe objekti ka izolim të kualitetit të lartë në aspektin termik dhe akustik.

Dukja e jashtme “Breznica Residence”është konceptuar të bëhet nga demit fasada.  Fasada e Suternit si dhe përdheses ku ndodhen lokalet është punuar me pllaka të fasadës, tekstur druri, ndërsa pjesa e banimit është demit fasada me dekore.

Objekti do të ofroj 24 orë ujë nga rezervuaret me vëllim të mjaftueshëm për tërë objektin, dhe do të jetë i pajisur me ngrohje qëndrore me opsione individuale dhe ngrohje të qytetit. Dyert e hyrjes do të jenë të blinduara e të prodhuara nga prodhuesit e njohur europian, dyert e përbashkëta do të jenë të qëndrueshme ndaj zjarrit.

Dritaret do të jenë nga plastika që përmbushin standardet ISO ose DIN, dhe janë të pajisura me roleta të plastikës të fshehura në fasadë. Dyshemetë e banesave do të jenë nga parketi dhe pllaka e qeramikës të klasit të parë dhe rrethoja e shkallëve të përbashkëta do të jenë nga alumini.