E projektuam dhe po e ndërtojmë me kënaqësi Kompleksin “DERIN Rezidence”. Edhe një vlerë shtesë për Lagjën e Muhagjerëve, në zemër të qytetit.

Objekti është i pajisur me leje urbanistike dhe ndërtimore nga Komuna e Prishtinës dhe ofron mundësi shumë të mira për zhvillimin e jetës familjare me hapësira gjelbëruese, shtigje për shëtitje dhe hapësira për fëmijë. Objekti përmban vendparkingje të mjaftueshme për cdo banesë si dhe lokale të vendosura në garazhe.

Është i ndërtuar me materialet më kualitative të ofruara në treg ndërsa nga ana e stabilitetit është I projektuar dhe ndërtuar sipas normave dhe standardeve europiane.

Objekti do të ofroj rrymë elektrike 24 orë për hapësirat e përbashkëta me gjeneratorë në bodrum Gjithashtu do të ketë edhe ujë 24 h me rezervuare me vëllim të mjaftueshëm për tërë objektin, e poashtu do mund të pajiseni me ngrohje qendrore me opsione individuale dhe me ngrohjen e qytetit.

Ne jemi këtu për të bërë jetën tuaj të përditshme më të mirë dhe më të lehtë.

Katalogu